Revista Albanon
Latest Publications


TOTAL DOCUMENTS

95
(FIVE YEARS 92)

H-INDEX

0
(FIVE YEARS 0)

Published By Arkiva Dixhitale Elbasan

2707-6563, 2616-6372

2021 ◽  
Vol 2 (3) ◽  
pp. 57-67
Author(s):  
Astrit Bishqemi

Këto javë u shua dhe na la shkrimtari elbasanas, Hyjni Ceka. Përcjelljen me nderime e meritonte se qe një krijues me shumë përmasa. Dhe unë këtu do të mundohem të skicoj disa nga ato.Përmasa e parë e karakterit të tij qe ajo njerëzore, humane. E njihja Hyjniun prej kohësh. Dhe më ka lënë mbresa komunikimi i tij me të tjerët; komunikim i thjeshtë, i përzemërt, i çiltër. Veç jo me çfarëdolloj njerëzish…


2021 ◽  
Vol 2 (2) ◽  
pp. 56-69
Author(s):  
Ermal Nurja

Në këtë artikull do të vazhdohet me pjesën tjetër të kazave që formonin sanxhakun e Dukagjinit në dy regjistrimet osmane të viteve 1571 dhe 1591. Kazatë në fjalë pas vitit 1912 do të mbeteshin mes shteteve të reja të formuara me vendimin e Fuqive të Mëdha. Sot fshatrat që formonin kazatë në fjalë të sanxhakut të Dukagjinit, gjenden brenda kufijve të republikave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Nga 15 kazatë që formonin sanxhakun e Dukagjinit, në këtë artikull do të trajtohen të dhënat për shtatë kaza që janë: Rudina, Domoshtica, Pashtrik, Luma, Gora, Opolja (Opoja) dhe Dabri. Së pari do të jepen të dhënat e procesit të islamizmit në këto kaza, sipas dy regjistrimeve osmane. Te lista me banorët e kazave janë vënë edhe timarlinjtë që përfitonin nga të ardhurat e taksave të fshatrave. Emri i parë është personi, ndërsa emri i dytë është atësia e tij. Në listat e hartuara, të dhënat e lagjeve që ekzistonin brenda një fshati janë përllogaritur dhe janë dhënë në formë totali me fshatin nga i cili vareshin në planin administrativ.


2021 ◽  
Vol 2 (3) ◽  
pp. 34-42
Author(s):  
Ermal Nurja

Në vitin 1455 sulltan Mehmeti i II, duhet të ketë urdhëruar një regjistrim të timareve në gjithë Perandorinë Osmane. Nuk ka mbërritur asnjë shkresë e kohës që vërteton urdhrin e sulltanit, por fakti që një numër i madh regjistrash që kanë mbërritur në ditët e sotme mbajnë këtë datë, pra vitin 1455, vërteton që sekretaria e timareve të ketë hartuar një regjistrim të tillë. Regjistra të tillë kanë mbërritur për Rumelinë edhe për Anadollin. Regjistrimi në vitin 1455 ka edhe një logjikë të re. Tashmë në duart e osmanëve kishte rënë Kostandinopoja, për marrjen e së cilës ishin mobilizuar të gjitha forcat ushtarake; tashmë perandoria do të kishte një kryeqytet të ri, prandaj regjistrimi do të hidhte dritë mbi statistikën e fundit të perandorisë. Një nga regjistrat e vitit 1455 është edhe regjistri i sanxhakut të Trikallës (Tırhala sancağı). Regjistri ruhet në Arkivin Osman në Stamboll (BOA), në fondin MAD nën numrin 10.


2021 ◽  
Vol 2 (3) ◽  
pp. 77-81
Author(s):  
Shefqet Deliallisi

Mendimi që Elbasani të ishte kryeqyteti i Shqipërisë është i hershëm. Madje para shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar. Në vitin 1910, në librin “Brenga e Ballkanit”, Edith Durham, shkruan: “Elbasani ëndërron për një të ardhme të ndritur. Pozita e tij në qendër të vendit do të ishte ideale për kryeqytet”.


2021 ◽  
Vol 2 (3) ◽  
pp. 25-33
Author(s):  
Esma Allamuça

Përcaktimi i standardit të një gjuhe, nuk është një akt i menjëhershëm, por është po ashtu një proces, që në kohë e vende të ndryshme, ka patur veçori të ndryshme. Sa i takon gjuhës shqipe, Kongresi i Drejtshkrimit, më 1972, i dha zgjidhje përfundimtare procesit të standardizimit duke realizuar po ashtu dhe produktet apo materialet kodifikuese, përgjatë dhjetëvjeçarit 1970-1980. Në punimin tonë do të përpiqemi të vendosim në dukje pikat e përbashkëta të argumenteve që sjellin autorët J. Byron dhe A. Pipa, në monografitë e tyre, sa i takon debatit të ndikimit politik në përcaktimin e standardit të gjuhës shqipe. Përballë tyre, si kundërargument, vendoset mendimi i gjuhëtarit A. Kostallari. Përzgjedhja e një varieteti, që do të jetë bazë për standardin, nuk përbën ndonjë rast unik për shqipen, pasi kjo ka ndodhur dhe me gjuhët e tjera të botës ku është përzgjedhur një e folme e caktuar. Megjithatë, me të drejtë, sikurse bëjnë dhe këta studiues, mund të lindë debati, pse pikërisht njëri dialekt e jo tjetri edhe pse gjuhëtarët e viteve 70-80 këmbëngulin në idenë se standardi është përftuar nga bashkëveprimi i të dy dialekteve të shqipes.


2021 ◽  
Vol 2 (3) ◽  
pp. 82-89
Author(s):  
Besnik Bashaliu

Në këtë punim që po i prezantohet sot lexuesit të Albanon, synohet që nëpërmjet udhëtimit në dokumente zyrtare të rralla arkivore, të evidentohen procese të rëndësishme të transformimit të sistemit arsimor shqiptar gjatë viteve 1934 - 1940, që përkojnë me dy periudha të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, atë të monarkisë zogiste dhe viteve të para të pushtimit fashist. Mbështetur në nje dokument origjinal të Zyrës Arsimore të Prefekturës së Elbasanit, gjendur në muzeun e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, është arritur që nëpërmjet studimit të titujve të korrespondencës zyrtare, të pasqyrohen mjaft elemente të rëndësishme të praktikës protokollare administrative, si dhe të përmbajtjes së proceseve mësimore-edukative në institucionet shkollore. Sigurisht, që me anë të këtij punimi modest, nuk pretendojmë të japim gjithë karakterin e një tradite në lëmin e arsimit shqiptar, por të prekim disa aspekte të veçanta që na duken me interes në kuadrin e një shkolle që pëson transformime të vazhdueshme nën ndikimet politiko-shoqërore. Hulumtimi nëpër rreshtat e burokracisë së kohës, na jep një panoramë më të plotë jo vetëm të proceseve reformuese në arsimin shqiptar të ndërmarra në vitet 1932-19331, por edhe ndikimet e kulturës religjioze e asaj ideologjike fashiste në shkollën shqiptare para dhe pas pushtimit.


2021 ◽  
Vol 2 (3) ◽  
pp. 1-15
Author(s):  
Tomorr Plangarica

Vjen një kohë kur plagët sociale të bartura e përvijuara si drama individësh a të grupeve të individëve të caktuar fillojnë e shërohen si pasojë e përkujdesjes së shoqërisë, empatisë dhe respektit ndaj vuajtjeve të të dënuarve padrejtësisht dhe, në këtë mënyrë, shoqëria duket se lehtësohet disi nga ajo ngarkesë që pati sëmurur organizmin social. Por plagët sociale janë bartëse e dëshmi edhe të një dëmi tjetër, disi më i padukshëm, por po aq i pranishëm sa edhe dramat individuale ; është fjala për një dëm social që shkaktohet nga persekutimi i individëve a grupeve të individëve, kur ato përfaqësojnë komunitete kontribuesish në zhvillimet sociale, institucione që formësohen si të tilla për të përmbushur misione sociale, për të kontribuar në trajektoren e zhvillimeve intelektuale, kulturore në një kohë e hapësirë të caktuar. 


2021 ◽  
Vol 2 (2) ◽  
pp. 90-95
Author(s):  
Fetah Biza

Duke marrë shkas nga festimet e 100 vjetorit të lëvizjes artistike-teatrore në Elbasan, bëmë një retrospektivë për të vlerësuar dhe risjellë në memorien e qytetit të gjithë ata emra që e ngritën lart nivelin artistik të Elbasanit. Njëri prej tyre është Mustafa Curri, për të cilin pak flitet, pak dihet e pak evidentohet.


2021 ◽  
Vol 2 (3) ◽  
pp. 93-103
Author(s):  
Elsa Boshku

Ravijëzimi i një varianti të përbashkët gjuhësor që do të shërbejë si standard i një gjuhe të caktuar, për nga vetë funksionet e shumëfishta dhe simbolikës që mbart, rrallëherë ka ndodhur të kalojë pa debate e diskutime. Një ndër mënyrat se si mund të përzgjidhet ky variant është edhe ajo e ngritjes në normë të njërit prej dialekteve të një gjuhe, gjë që ka ndodhur edhe në rastin e shqipes me dialektin tosk. Kuptohet që edhe në rastin e gjuhës sonë, rruga deri në përsosjen strukturore e funksionore të standardit, kushtëzuar edhe nga rrethanat jashtëgjuhësore, nuk ka qenë e lehtë. Ajo është karakterizuar nga debate, diskutime e propozime të ndryshme, ndër të cilat, edhe ajo e vendosjes së elbasanishtes, si e tillë. Një vështrim historik i rrugës nëpër të cilën ka ecur standardi i shqipes deri në finalizimin e tij, na lejon të shohim më specifikisht rolin e elbasanishtes në këtë proces. Qëndrimet, arsyet pse kjo e folme mund të ishte një variant i mundshëm, si dhe mospërzgjedhja e saj, përpos të tjerave, na ofrojnë edhe modelet e orientimet e nevojshme për të shmangur situata të ngjashme të ndodhura më parë, aq më tepër sot, kur debati rreth standardit është rihapur sërish.


2021 ◽  
Vol 2 (3) ◽  
pp. 16-24
Author(s):  
Rudolf Deliana

Nga Shpallja e Pavarësisë më 1912 e deri në Kongresin e Lushnjës më 1920, shteti shqiptar nuk mundi të çonte përpara përparimin e vendit. Kjo kryesisht për faktin se Europa u përfshi në nji kacafytje botnore dhe për rrjedhojë vendi ynë u shkel nga ushtri të ndryshme ndërluftuese si ato italiane, franceze, austro- hungareze etj. Si pasojë edhe Elbasani në periudhën 1912 – 1920, nuk pati ndonjë përmirësim të dukshëm në kulturë, në ekonomi, pra në përparim. Edhe vitet ‘20 me ngjarjet e ndryshme në luftën e brendshme politike, nuk qenë të favorshme për nji zhvillim të vendit e po ashtu edhe t’ Elbasanit. Ai mbeti ashtu siç qe. Rrugët mbetën po ato të kohës së Turqisë, diku me kalldram siç ishin ato në lagjen Kala apo në Pazar, e diku pa kalldram e plot gropa me ujë e baltë. Nga ana tjetër, qyteti lidhej me rrugë thuejse automobilistike me Durrësin, Korçën, Beratin e ndonjë tjetër, por jo me Tiranën. Vetëm në vitet ‘30 u ba lidhja me kryeqytetin nëpërmjet një rruge të rregullt që kalonte në Qafë Krrabë, nji nga investimet ma të mëdha të shtetit tonë të asaj kohe në infrastrukturën rrugore të vendit. Kjo rrugë i dha frymëmarrje lidhjes së Elbasanit me qendrën e shtetit e nëpërmjet saj me pjesën veriore të atdheut, duke krijue kështu mundësinë e rritjes së marrdhanieve ekonomike e kulturore të ndërsjellta.


Sign in / Sign up

Export Citation Format

Share Document