Si një udhëtim drite drejt së panjohurës
Vepra “Përtej Harrimit” e Ermira Xhomaqit, mbetet një studim tejet shkencor, një punim që fare mirë mund të kishte qenë një temë e spikatur doktorature. Edhe për këtë fakt, ajo meriton të lexohet, të kuptohet, të përhapet dhe të merret si model për të tjera vepra. Leximi i këtij libri i ngjan aq shumë një udhëtimi drejt së panjohurës… ku një shpirt Kolombi ecën me guxim të çmendur drejt botëve të zhytura në harresë, me mesazhin e madh të dritës... Është me vend të citohen këto vargje të gjetura në dorëshkrimet e Ramit, e që vijnë nga skëterra e birucave të Burrelit. Është me vend të citohen këto vargje të gjetura në dorëshkrimet e Ramit, e që vijnë nga skëterra e birucave të Burrelit. Qysh? Asnjë s’do të mbesë historinë të vajtojë? Të martirëve të copëtuar? Binjakëve, grave të ve, kujtimin t’u rehatojë? Nga xhelatët e mallkuar?